close
Breaking NewsLajme

HORROR NE RUSI/ Arrestohet çifti i kanibalëve, kanë ngrënë 30 persona (+18)

1506338406908.jpg–fermata_una_coppia_di_cannibali___resti_umani_nel_frigo_

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia e rrethit të Krasnodar në Rusi, me dyshimin se kanë rrëmbyer, vrarë dhe ngrënë deri në 30 persona. Kështu raportojnë ditën e sotme mediat ruse. Për momentin hetuesit kanë arritur të identifikojnë vetëm 7 nga viktimat. Dyshja kanë pranuar se pjesët e trupave njerëzorë që iu gjetën në frigorifer, do t’i konsumonin më vonë. Sipas të dhënave, çifti e kanë nisur në vitin 1999. Burri u arrestua në fillim të shtatorit, pasi iu gjetën mbetje njerëzore në një kovë, në një fjetore ushtarake. Mësohet se i dyshuar ka bërë disa “selfie” me gjymtyrët e viktimave. Falë këtyre fotove ai u pikas nga hetuesit. Në fillim mohoi gjithçka, por më pas pranoi dy vrasje, siç raporton “Ria Novosti”. Gruaja që është arrestuar, është bashkëshortja e tij. Sipas mediave ruse, ajo punonte si infermiere në një institut ushtarak, ku u gjetën edhe mbetjet njerëzore e nga ku nisi hetimi./ revistawho.com

loading...