lefuture

“Hollywood”, në duart e kinezëve

1476801335la-1470072859-snap-photo

Kinezët po blejnë “Hollywood”-in dhe nëpër filma nuk janë më ata të këqinjtë. Denoncimi vjen nga një lobist në Shtetet e Bashkuara, i cili këmbëngul se subjektet po ndryshohen për të mos acaruar Pekinin. 16 deputetë të Kongresit kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit të fuqishëm Federal të Kontrollit mbi Investimet e huaja në vend. Njeriu më i pasur i Kinës, Wang Jianlin, presidenti miliarder i “Dalian Wanda Group”, ka zbarkuar në Los Angeles me një mision. Për 2.6 miliardë dollarë, ai ka blerë rrjetin e kinemave “AMC Entertainment”, ka shpenzuar 3.5 miliardë për blerjen e studiove “Legendary”, të famshme për seritë “Godzilla”, e po përpiqet gjithashtu të tërheqë producentët në vendin e tij të lindjes. Grupi që Jianlin drejton i ka ofruar 40% zbritje të çmimit producentëve të kualifikuar, që përdorin studiot e reja të tij në Qingdao të Kinës. Gjithçka në emër të një bashkëpunimi më të mirë mes filmbërësve amerikanë e atyre kinezë. “Kjo nuk është garë me ‘Hollywood’-in. Kjo është një mundësi e mirë për ‘Hollywood’-in”, tha Wang Jianlin, president i “Dalian Wanda Group”. Në shënjestrën e lobistit Rick Berman ka përfunduar edhe Jack Ma i “Alibaba”, që ka arritur marrëveshje me Steven Spielberg për të prodhuar disa filma bashkë. Pasojat e pushtimit komunist të kinematografisë sonë do të shihen shumë shpejt, – thotë Berman, – sepse në filmat tanë nuk do të ketë më asnjë kinez të keq! “Neë York Times” ka vënë re edhe ai se prej disa vitesh tashmë, të “ligjtë” e ‘Hollywood’-it nuk vijnë më nga Pekini dhe zonat përreth tij.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password