Të paktën diçka është e sigurt, që ky çift e madje miqtë dhe familjarët e tyre, nuk do e harrojnë kurrë propozimin për martesë që u kthye në lajm. Një i ri amerikan kishte menduar ta bënte special propozimin për martesë. Isaiah Adams zgjodhi t’i kërkonte dorën të fejuarës së tij Grace në ujëvarat e Cunningham në Falls State Park në Maryland. Një vend magjik ky që tërheq mijëra turistë. Çifti u ngjit mbi një gur, ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi të bëhej gruaja e tij. Ajo pranoi ndër lotë dhe ai nxorri unazën për t’ia vënë në gisht. Por unaza i ra nga dora e sigurisht u zhduk me rrjedhën e ujëvarës, përgjithmonë./ revistawho.com