Historia prekëse e policit me vajzën e sëmurë, Tahiri surprizë në studio


Sajmir Josifi, polic, është baba i dy vajzave të moshës 15 dhe 18 vjeçare. Sajmiri dhe Ida janë prindërit edhe të Xhoit, e cila ka pësuar një fatkeqësi që në fëmijëri dhe tashmë nuk mund të flasë dhe të shikojë. Sajmiri kishte ftuar bashkëshorten e tij te ‘E diela shqiptare’, për t’i dhënë asaj një mesazh shumë prekës. “Falë përkujdesjes, dashurisë dhe dedikimit që i jepje ti vajza jonë jeton, sepse ti je mrekullia. Të falenderoj për gjithë mbështetjen që i ke dhënë vajzës sonë”, -iu drejtua Idës ai.. Por në studion e “TV Klan” kanë qenë të pranishëm ministri Sajmir Tahiri dhe drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hoda si dhe oficerë të tjerë. Ministri Tahiri bashkë me kolegët policë kontribuan për të ndihmuar Josifin, duke u bashkuar në dhimbjen e tij. “Jemi dy Sajmirë, dhe në mënyrë definitive ky është më i fortë se unë. Duhet t’i japim rëndësi gjërave të shtrenjta. Ne dhe kolegët e tu do jemi pjesë e familjes suaj tani e tutje për t’ju dhënë kurajo për t’i dhënë forcë të “ndryshmes” që ju keni në familjen tuaj. Ne bashkë me kolegët e tu menaxhuam kohën që të mblidhnim lekë për t’ju dhënë ndihmë që të përballeni me të përditshmen tuaj, për t’ju dhënë forcë juve”, -tha ministri Tahiri. Në nisje të emisionit Tahiri theksoi se ai përveç problemeve që has gjatë drejtimit të ministrisë, dëgjon dhe histori njerëzore dhe mundohet që t’u gjendet afër personazheve të tilla. Ministri u bë pjesë e një historie njerëzore plot dhimbje dhe emocione.

14677921_10154557758018771_188079619_o

14724299_10154557758023771_1476431882_o

14627960_10154557774468771_1055987390_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password