lefuture

Historia / Gjithçka që fshihet pas shkëlqimit të Victoria’s Secret (FOTOT)

15322436_1090206554410199_1798760542_o

Emri i saj është në buzët e gjithkujt dhe të rrallë janë ata që do të anashkalojnë sfilatën e të mërkurës mbrëma më 30 nëntor në Paris. Bëhet fjalë për sfilatën e famshme Victoria’s Secret. Një histori suksesi ashtu si vetëm si Amerika di të shesë me ngjyra e plot sharm.

Përse e pëlqejnë njerëzit atë…? Tek Victoria’s Secret (emri i referohet mbretëreshës Viktoria) gjithçka duket madhështore dhe kjo qysh prej fillimit të saj. Sfilata e parë e këtij mega show u realizua në vitin 1995 me modelet më të bukura të aso kohe në Hotel Plaza në New York, megjithëse si projekt u ngrit qysh në vitin 1977 nga Roy Raymond. Që prej sflitatës së parë gjithçka i ka tejkaluar parashikimet, nga modelet më të bukura, artistet më të mëdha të momentit, në një show që kërkon 1 vit përgatitje dhe kushton plot 3 milion dollarë.

Në kastin e modeleve të “Sekretit të Viktorias” lista është prej ëndërrash, Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Gisele Bündchen, Heidi Klum, Karlie Kloss, Doutzen Kroes… Një lloj “maje Olimpi”, ku modelet arrijnë kulmin e suksesit duke debutuar në të. Ndërkohë që historia e pagëzimit me fjalën “engjëj” erdhi nga një reklamë ku figuronin dukshëm Helena Christensen dhe  Karen Mulder, marka i pagëzoi ato me titullin “engjëj”. Rezultati i afrimit të vajzave më të preferuara të momentit nuk shkroi vetëm suksesin e markës, por duke parakaluar në podiumin e Victoria’s Secret modelet vulosnin një karrierë të garantuar. Duke vendosur në pasarelë edhe elementin muzikë e sidomos kur bëhet fjalë për këngëtarë si Lady Gaga, Taylor Swift, Justin Timberlake, Rihanna,  show merr mediatizimin e duhur duke u kthyer keshtu në eventin më të shumëpritur të gjithë vitit. Gjithkush ka dëshirë të performojnë në atë skenë, por ata nuk kanë të drejtën të bëhen “engjëj”. Gjithashtu edhe dy modelet më të preferuara të momentit Gigi Hadid dhe Kendall Jenner ndjehen krenare që do të jenë pjesmarrëse në këtë aventurë. Ky brend është kthyer ndër më të preferuarit në rrjetet sociale duke i dhënë një mësim të gjitha atyre që i nënshtrohen ndërhyrjeve plastike, se edhe duke u marrë  me sport mund të jesh “Barbie”.

Gjithçka është e pabesueshme në botën “shumë Barbie të “Sekretit të Viktorias”. Për publikun nga shtëpia spektakli do të jetë i transmetueshëm vetëm një javë pas show-t në kanalin CBS me një audiencë të lartë prej 10 milion telespektatorësh.

le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-2 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-3 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-4 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-5 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-6 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-7 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-8 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-9 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-10 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-11 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-12 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-14 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-15 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-16 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-17 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-18 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-19 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-20 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-21 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-22 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-23 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-24 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-25 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-27 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-28 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-30 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-32 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-33 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-34 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-35 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-37 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-38 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-40 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-42 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-43 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-44 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-45 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-46 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-47 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-48 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-49 le-meilleur-et-le-pire-des-defiles-victoria039s-secret-photo-50

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password