• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Historia e saj përloti gjithë shqiptarët, Eldora e ‘Big Brother 6’ nënë për herë të dytë

Ish-banorja e ‘Big Brother 6’ Eldora Koçi preku të gjithë shqiptarët, kur tregoi se si i duhej të përballej çdo ditë me sëmundjen e talasemisë. Pas daljes nga ‘Big Brother’ Eldora prezantoi publikisht partnerin e saj dhe më pas solli në jetë dhe një djalë të quajtur Roan. Sëmundja nuk e pengoi që ajo të krijonte familjen që çdo grua dëshiron, ndaj fundjavën që lamë pas Eldora solli në jetë edhe djalin e saj të dytë. Ish-banorja dhe fëmija i saj gëzojnë shëndet të plotë falë ndihmës dhe punës së mjekëve hematologë dhe gjinekologë. /revistawho.com