Besojmë se tanimë të gjithë jeni njohur me Jeremy Meeks e nëse nuk ia keni fiksuar emrin, e dini se kush është krimineli më seksi në botë. Sy të akullt, buzë perfekte, trup mahnitës, këto muaj ai pushtoi kopertinat e botës. Sot ai është katapultuar si model në pasarelat më të rëndësishme të globit. Famë, para dhe femra të bukura janë përditshmëria e tij. E veçanta e historisë së Jeremy Meeks, është se ëndrrën që po jeton as s’e kishte menduar kurrë e jo më ta kishte kërkuar.
Ai ka nisur veç të tjerash një histori dashurie me një nga vajzat më të pasura të planetit. Ajo është 26-vjeçarja Chloe Green, trashëgimtare dhe e bija e Philip Green, pronar i një zinxhiri dyqanesh me veshje luksi si dhe ai “Topshop” shumë i njohur në botën anglosaksone. Pasuria e tyre shkon deri në katër miliardë e gjysmë euro.
Jeremy dikur ishte vërtetë një kontigjent krimi, i cilësuar si terroristi i rrugës nga shtypi britanik. Për një kohë të gjatë ai ishte i shpallur në kërkim. Dënimi me burg i ndryshoi jetën, kur dikush publikoi foton e tij në rrjet. Prej atij çasti nuk pati më kthim pas e ai u bë çdo ditë e më i famshëm. “Dënimi me burg ishte fati im. Asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Meeks për mediat./ revistawho.com