• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Historia e fotos që bëri xhiron e botës në ‘Euro2016’, flet Irid Oxa: Falenderoj atë manjakun

Teksa luhen finalet e zjarrta të botërorit ‘Rusi 2018’, vëmendje është kthyer edhe një herë nga Jurgen Klopp tek europiani i dy viteve më parë e më saktë tek dy vajzat shqiptare shumë seksi, Rike Roçi dhe Irid Oxa. Foto e tyre në stadium teksa bënin shqiponjën dhe shfaqeshin tepër provokuese bëri xhiron e botës. Sot njëra nga protagonistet, Irid Oxa ka treguar në ‘Një kat më lart’ historinë që fshihet pas fotos. “Ne ishim rastësisht në stadium. Madje u zura për biletën se ishte tek vendi i invalidëve. Ishte shumë vapë dhe i thashë Rikes të hiqnim bluzat se nuk na njihnin. Fotografi ma bëri me shenjë, ndërsa unë thashë çfarë manjaku. Kur mbaroi ndeshja pashë Instagramin plot. Unë atë ‘manjakun’ e falenderoj edhe sot”-tregoi Oxa.