close
Breaking NewsLajme

HISTORI DASHURIE/ Shqiptari kërcënon italianin: “Nëse nuk ndahesh prej saj, do të zhduk”

images

Një histori dashurie mes dy të rinjve ka përfunduar në gjykatë. Një i ri shqiptar pas ndarjes nga ish e dashura nisi të kërcenonte djalin që shoqërohej me të. 20-vjeçari shqiptar nuk mundi ta toleronte që vajza italiane vetëm 17 vjeçe të lidhej me një bashkëmoshatar të saj, shkruan “Panorama”. “I dashuri i ri” u bë shënjestër e kërcënimeve dhe sulmeve agresive të shqiptarit. “Nëse nuk e lë, do të zhduk. Duhet ta lësh, mos më dil përpara”. Kërcënimet shqiptari ia ka drejtuar në shkollë por edhe me SMS. Situata u përkeqësua edhe më tej, ku shënjestër e kërcënimeve ishte edhe babai i tij. Në një rast, i riu kur pa djalin bashkë me ish-të dashurën e tij në një klub nate, e goditi atë me grusht. Gjykata në Parma vendosi në fund që të dënonte me 9 muaj burg të pezulluar të riun shqiptar.

Tags : historiaitalianiKercenonshqiptarxhelozi
loading...