close
Breaking NewsLajme

Hedy Lamarr, ylli i Hollivudit klasik që shpiku WiFi-n

screen-shot-2016-10-12-at-07-31-59

Hedy Lamarr, një yll i Hollivudit klasik, është shpikësja e spektrit të gjerë dhe kapërcimit të frekuencës, ato që përdoren sot në GPS, në Bloetooth dhe në   WiFi-së. Hedy Lamarr, përveç se është gruaja e parë që luajti një rol me skena nudizmi dhe simuloi një orgazmë në historinë e kinemasë (Éxtasis, Gustav Machatý, 1933), por ajo njihet edhe si shpikësja e një sistemi komunikimi që është në bazë të WiFi-së, të Bluetooth dhe teknologjive të tjera në përdorim sot.

Data e lindjes së saj, 9 nëntor 1914 njihet si “Dita e shpikësit”. Lindi në Vienë dhe që në fëmijëri u shqua për inteligjencën e saj dhe u konsiderua nga profesorët me dhunti të veçanta.  Në moshën 18 vjeçare u martua me një sipërmarrës austriak armësh, Friedrich Mandl.

Në vitin 1933, Afolf Hitleri kishte forcuar pushtetin e tij në Gjermani dhe Mandl mbante kontakte brenda partisë naziste. Ai ishte një fashist i njohur në Austri dhe ajo gjatë 4 viteve të martuara me të nuk u pranua nga shtëpia e saj, madje mori pjesë edhe në disa mbledhje të të shoqit me udhëheqësit kryesorë nazistë në Austri që i furnizonin me armë. Kjo histori është e përshtatshme për filma spiunazhi, pasi Hedy i dha fund lidhjes me nazistët, me prindër hebrenj, e ëma ishte konvertuar në katolike, një arsye më tepër për tu arratisur në 1937, në Paris  e veshur si  shërbëtore.

Aty u njoh me Louis B. Mayer, presidenti i Metro Goldwyn-Mayer që i ofroi një kontratë 7 vjeçare në Hollivud. Filloi studimet në inxhinieri, që i kish braktisur për dellin artistik për vitet 1940-1949 ku regjistroi 18 filma, por u mërzit shumë shpejt nga roli i aktores. Kjo ishte arsyeja që vendosi të zgjerojë interesat e saj për shkencat e aplikuara, interesa të cilat të kombinuara me neverinë për regjimin nazist krijuan produktin e saj më të madh. Në vitin 1942 mori patentën e një metode komunikimi sekret që kërkonte të evitonte sinjalin e dërguar nga trupat aleate.

Ideja e saj ishte që si trasmetori dhe receptori të kapërcenin njëkohësisht nga njëra frekuencë në tjetrën dhe çdokush që do të përpiqej të ndërpriste sinjalin nuk do ta kuptonte vendndodhjen. Kjo metodë nuk u aplikua gjatë Luftës së Bytë Botërore, por gjeti zbatim tek ushtria në vitin 1962 gjatë krizës së raketave në Kubë. Ajo krijoi edhe shpikje të tjera: një version i përmirësuar i semaforëve dhe një tabletë për të krijuar një pije me gaz. E megjithatë njohja si shkencëtare dhe shpikëse do të vononin për Hedy Lamarr. /bota.al

Tags : shpikesjawifi
loading...