lefuture

HARTA/ Nesër aksioni i pastrimit të Tiranës në orën 08:00, Bashkia thirrje qytetarëve

bashkia-550x402

Për të mbajtur pastër qytetin, por edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve, Bashkia e Tiranës organizon nesër, nga ora 8.00 e mëngjesit, aksionin e madh të pastrimit të Tiranës. Nënkryetari Andi Seferi ftoi sot të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e këtij aksioni, për të pastruar lagjen e tyre dhe për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe që ky aksion të jetë i suksesshëm, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve. “Ftojmë të gjithë banorët e 24 njësive administrative t’i bashkohen aksionit të madh ‘Të pastrojmë Tiranën!’ Është një moment shumë i rëndësishëm që të gjithë bashkë të solidarizohemi në pastrimin e qytetit, të japim një dorë në pastrimin e shtëpisë sonë të përbashkët, aq më tepër që është edhe një mision qytetar që gjithsecili prej nesh ka ndaj qytetit ku jeton”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi. Ai theksoi se ky aksion duhet të shërbejë jo vetëm për të pastruar qytetin në një ditë, por edhe si ndërgjegjësim që qytetarët të mbajnë pastër qytetin, sidomos tashmë kur po afrohen festat dhe kur Tirana do jetë më e vizituar.

sdfsdgdg

dfdfdf

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password