lefuture

HARTA/ Masa të rrepta sigurie për Izraelin, ja rrugët që do të bllokohen

bllokimi-3-933x445

Ardhja e Kombëtares së Izraelit në Tiranë do të shkaktoi një kaos sa i takon qarkullimit të automjeteve në kryeqytet. Kjo pasi gjatë kohës që autobusi me lojtarët izraelit do të mbërrijë nga Rinasi në Tiranë, do të bllokohet disa rrugë për rreth një orë. Nga ora 17:30 deri 18:30 do të ketë bllokim të rrugëve duke filluar nga: Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës­Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”. Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në rrugën “28 Nëntori” dhe rrugën “Amdi Toptani”. Autobusi i kombëtares së Izraelit do të shoqërohet nën masa të forta sigurie pasi ka dyshime për sulme të mundshme terroriste./Panorama

bllokimi-3-933x445

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password