Harrojeni borën, ditë me diell për Krishtlindje


Gjatë ditës së sotme dhe të neserme moti parashikohet të jetë me diell dhe me vranësira kalimtare që nuk do të gjenerojnë reshje. Kjo fundjavë përkon edhe me festën më të madhe të të krishterëve, Lindjen e Krishtit. Metereologët thonë se “masat ajrore do të jenë të qendrueshme, ndërsa pasdite do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare. Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ruajnë të njëjtat vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë. Pra në këto Krishtlindje harrojeni borën, do të kemi ditë me diell dhe me temperatura të larta për stinën./opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password