Halle Berry, një mesazh të fuqishëm për femrat e dhunuara

halle

Halle Berry ka ngritur zërin për të ndihmuar viktimat e dhunës pas eksperiencës së saj pikëlluese. Në muajin e Ndërgjegjësimit të Dhunës në Familje në Amerikë, nëna e dy fëmijëve ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit për të ndarë një mesazh të fuqishëm për ato femra që janë përballur me abuzimin, duke u kujtuar atyre që janë të mrekullueshme.

“Postimi im shkon për të gjithë mbretëreshat e mia që kanë vuajtur në një farë mënyrë dhunën familjare”, ka shkruar ajo bashkangjitur një fotografie ku shfaqet me një kurorë në kokë.

“Të dashura femra, do ju duhet të jeni më femra seç duhet ndonjëherë. Shumë të zgjuara, shumë të bukura, shumë të forta duke e kaluar limitin. Kjo e bën një burrë të ndihet më pak burrë, i cili mundohet t’ju bindë ju që të jeni një grua e dobët”.

“Gabimi më i madh që mund të bëni është të hiqni aksesorët nga kurora juaj për ta bërë sa më të lehtë për një mashkull që ta mbajë atë. Nëse kjo ndodh, ju nuk keni nevojë për një kurorë më të vogël por për një burrë me duar më të mëdha”.

Në nëtor të 2015, Berry rrëfeu se kishte parë nënën e saj teksa është dhunuar për vite me radhë dhe nuk kishte patur mundësi të ndihmonte.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password