Halle Berry grindet me një fans online


“Luftëtarët e tastierave” nuk kanë lënë pa sulmuar edhe aktoren Halle Berry komentet e të cilëve kanë prekur drejtpërdrejtë dy fëmijët e saj.

Aktorja kurrë nuk ka dashur të publikojë foto të dy vajzave të saj pasi si nënë e ndjen si detyrim të ruajë privatësinë e tyre. Ndonjëherë ajo përpiqet të bëjë disa foto në dukje artistike të vajzave të saj por gjithmonë duke mos u shfaqur fytyrën.

Një fans i saj shkruan online se aktores 50-vjeçare i vjen turp nga vajzat e saj sepse me siguri ato janë të shëmtuara dhe prandaj ajo nuk i shfaq në media.

E ndjerë e ofenduar nga ky koment Halle Berry vendosi t’i kundërpërgjigjet duke thënë se duke i mbajtur vajzat larg medias dhe rrjeteve sociale ato do të kenë një jetë më të qetë. Ajo ka shtuar se kur të rriten nëse ato do të duan ta shfaqin veten në media, do të jenë të lira ta bëjnë me dëshirën e tyre.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password