lefuture

Hakmarrje personale, 29-vjeçarja shqiptare vret si nëpër filma të moshuarën

auto_vrasja_itali1480447719

Një skenë tipike filmash me vrasje, ishte ajo që i mori jetën një 71-vjeçareje italiane. Rosa Maria Radiçi është gjetur e vrarë rreth 2 javë më parë  dhe policia nuk kishte asnjë informacion se kush mund të ishte vrasësi. Por mbrëmjen e sotme ka ndaluar një vajzë të re, një 29-vjeçare shqiptare. Siç shkruajnë mediat italiane, vajza shqiptare është arrestuar sepse policia e akuzon për vrasjen e 71-vjeçares Rosa Maria Radiçi, ngjarje e ndodhur në 13 nëntor në një vilë në Bari-Palese, shkruan “Syri.net”. Sipas policisë, vajza është e njohur me viktimën dhe ngjarja mund të ketë në bazë një hakmarrje personale të vajzës kundrejt të moshuarës. Policia thotë se vrasja është e paramenduar. E moshuara fillimisht ishte mbytur, duke i bllokuar qafën me duart dhe më pas i ishte vënë në kokë një qese plastike e cila ishte izoluar me natriban. Asaj i ishin lidhur duart që të mos e hiqte qesen dhe në këtë mënyrë kishte vdekur e mbytur.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password