Habit Kampioni i Botës, rezultoi pozitiv me kokainë: “M’u injektua gjatë seksit”

droga2-1

“Kampioni i botës në kërcim me shkop, Shawn Barber fitoi të drejtën të garonte në Lojërat Olimpike pavarësisht se rezultoi pozitiv për kokainë, të injektuar gjatë një marrëdhënie seksuale”, kështu ka deklaruar “Athletics Canada”. Sportisti 22-vjeçar evitoi një dënim 2-vjeçar pasi ka argumentuar me sukses faktin që droga i është injektuar nëpërmjet puthjeve. Një institucioni i pavarur arbitrazhi gjykoi se nuk ka patur asnjë faj apo neglizhencë nga ana e Barber, i cili gjithsesi në Rio e përfundoi garën e tij në vend të 10-të. Vetë “Athletics Canada” e cilësoi vendimin e arbitrazhit të drejtë dhe të arsyeshëm. Vetë Barber, një natë para provave gjenerale olimpike kanadeze ka postuar se është në kërkim të një takimi me një femër e cila është e pastër nga droga dhe sëmundjet. Ai fitoi titullin duke vendosur edhe rekordin kombëtar, por do të duhej të humbte gjithçka. Barber pretendon se preferoi takimin seksual për të hequr dhe larguar stresin. Gruaja e përfshirë në këtë skandal ka pranuar se kishte konsumuar kokainë dhe se gjatë takimit të tyre ksihte puthur Barber disa herë, pa e informuar atë se kishte konsumuar drogën. “Për asnjë moment gjatë marrëdhënies dhe veprimeve të mia nuk e kam çuar ndërmend se mund të ishte e mundur që të më injektohej apo transmetohej kokaina në atë mënyrë”, ka thënë Barber në një deklaratë, shkruan “Opinion”. Ndërkohë, avokati i Barber shtoi: “Toksikologjistë të huaj dhe të pavarur kanë studiuar rastin dhe kanë kuptuar se do të ishte qenë e pamundur që të merrej me qëllim kjo sasi kokaine. Ekziston dhe është i njohur rasti që të mund të injektohet dhe të transmetohet kokaina te një sportist nëpërmjet puthjeve, çka është saktësisht ajo që ka ndodhur”. Çështja e Barber u gjykua më datë 5 gusht, pikërisht në ditën e ceremonisë çelëse të Lojërave Olimpike në Rio, ndërsa vendimi përfundimtar u mor më gjashtë ditë më vonë, ndërkohë që sportisti garoi më datë 15 gusht.

droga2aa-300x182

droga33-300x179

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password