lefuture

Gwen Stafani: ‘Turneu i fundit thuajse më mori jetën’

gwen-1

Gwen Stefani ka vendosur të shkëputet nga turnetë “solo” sepse i fundit thuajse i mori asaj jetën. Këngëtarja 47-vjeçe, e cila ka dy fëmijë, është rikthyer në turne si një artiste “solo” pas një shkëputje pas 7 vitesh. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka treguar se ndërkohë që pëlqen shumë të performojë rreth botës, udhëtimet nëpër koncerte mund të jenë njëkohësisht të lodhshme edhe nga ana fizike edhe mendore. “Çdo herë që dal në skenë, duhet të jap më të mirën time. Nuk është aq e lehtë. Duhet t’i jepesh me shpirt dhe është e lodhshme. Besoj se kjo është arsyeja pse unë i jam rikthyer turneut pas 7 vitesh sepse i fundit tuajse më mori jetën. Kisha dy fëmijë që duhet të kujdesesha, ku njëri prej tyre ishte shumë i shumë i vogël, kështu që koncertet në 2015, ishin tmerrsisht të lodhshme”./topalbaniaradio

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password