Cheryl Treadway dhe i dashuri i saj, Ethan Nickerson ishin duke u grindur gjithë ditën. Më pas ai nxorri një thikë dhe e mbajti peng Cheryl. Ajo u largua nga shtëpia për të marrë fëmijët nga shkolla dhe i dashuri i saj shkoi me të që të sigurohej që ajo do kthehej. Kur u kthye në shtëpi, Cheryl i kërkoi Ethan-it t’i jepte telefonin të porosiste pica nëpërmjet aplikacionit të picerisë. Në porosi, ajo shkruajti ndihmë, telefononi 911. I dashuri i saj nuk e vuri re. Punëtori i picerisë lexoi mesazhin e Cheryl dhe telefonoi policinë. Ethan u arrestua nga policia. Menaxheri i picerisë u shpreh se nuk kishte dëgjuar një gjë të tillë në 28 vite punë. E çuditshme por porosia i shpëtoi jetën.