• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Gruaja dhe prifti nuk vriten”, Majlinda Bregu mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas

Ditët e fundit janë shënuar shumë viktima femra si rrjedhojë e dhunës nga burrat.
Nisur nga kjo situatë, por edhe duke u bërë pjesë e një projekti iniciuar nga aktorja Ema Andrea, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas.


“Gruaja dhe prifti nuk vriten”,-thoshte edhe Kanuni! Komunizmi nuk kurseu, por vrau e masakroi edhe gra! Genocidi sot është Femicid! Nuk kam fjalë të reja për të gjykuar dhe më, paaftësinë tonë të spikatur si shoqëri për të menaxhuar konfliktet, për të pranuar humbjen, refuzimin. Nuk kam fjalë të reja për të rithënë se sa e pamundur do të jetë lufta kundër dhunës e vrasjes së grave e vajzave në rast se nuk konsiderohet prioritet kombëtar!”-ka shkruar Bregu.