Greta Koçi ka qenë e ftuara e radhës e Aulonës dhe Fatmës në ‘Thumb’. Ndër të tjera ajo ka treguar dhe një detaj interesant. Greta ka treguar se kënga “Zbulo sekretin” nuk i pëlqen aspak tani që e dëgjon pas disa vitesh. Ndërsa kënga e saj e preferuar është “Koha s’ndal”, me të cilën ka konkurruar edhe në Këngën Magjike. Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën ‘Nuk ka dashni’ në bashkëpunim me Genc Prevulkaj, e cila po rezulton shumë e suksesshme.