Grabitja e Kim Kardashian, trillim? Ja disa detaje të tjera që e përforcojnë këtë teori…


Bazuar në atë çka shkruan ‘Digital Music News’, autoritetet franceze kanë rikthyer vëmendjen mbi dyshimin se Kim Kardashian dhe Kanye ëest e kanë sajuar të gjithë historinë e rrëmbimit të pak ditëve më parë.

Pas studimit të shumë detajeve që lidhen me ngjarjen, mbeten ende disa çështje të paqarta, të cilat forcojnë dyshimet:

– Mungojnë xhirimet e kamerave të sigurisë
Nuk ekziston asnjë pamje e gjithë skenës së krimit. Nëse është kështu supozohet që agresorët të kenë shmangur të gjitha kamerat, si brenda dhe jashtë hotelit, gjë që është thuajse e pamundur.

– Kim u largua pa ndihmën e askujt
Përflitet se Kim Kardashian u lidh gjatë grabitjes, por ajo arriti të largohej pa asnjë lloj ndihme.

– Asnjë i dyshuar e asnjë dëshmitar
Policia franceze nuk ka asnjë të dyshuar për momentin, e përveç kësaj askush rreth zonës së ngjarjes nuk ka parë ndonjë gjë të dyshimtë gjatë mbrëmjes. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.

– Ryan Lochte?
Kjo histori është shumë e ngjashme me atë të notarit të njohur Ryan Lochte gjatë muajit të Lojrave Olimpike të Rios, i cili krijoi një histori agresioni ndaj tij, gjë që shumë shpejt u zbulua të ishte një mashtrim.

– Një Gjykatë e Lartë amerikane mendon se gjithçka është false
Gjyqtari Stephen Breyer është shprehur se nuk mund ta cilësojmë një vjedhje këtë ndaj bizhuterive të Kim Kardashian, pasi edhe vet hajdutët e dinë se ato janë të siguruara. Pra nuk mund ta quajmë grabitje.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password