lefuture

Grabitet banesa e deputetit të PS në “Myslym Shyri”, Kopliku: E gjeta shtëpinë përmbys

Deputeti i PS, Namik Kopliku, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per ndryshim ne ligjin “Per programet sociale te strehimit”. /r/n/r/nLawmaker, Namik Kopliku, speaks during a parliamentary session.

Grabitet nga hajdutët banesa e deputetit socialist të Shkodrës, Namik Kopliku. Burime policore bëjnë me dije se banesa e deputetit Kopliku është vjedhur me thyerje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku ka edhe banesën deputeti i PS-së. Autorët ende të paidentifkuar kanë mundur të hyjnë brenda dhe kanë grabitur aty sende me vlerë e bizhuteri. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e vjedhjes së banesës së tij. Në nje pronocnim për Balkanweb, deputeti tha se ishte njoftuar dje nga fqinjët për diçka të dyshimtë në derën e shtëpisë dhe menjëherë është nisur për në Tiranë. “Gjatë momentit të grabitjes, banesa ka qenë e mbyllur sepse unë me gjithë bashkëshorten ishim në Shkodër për aktivitetet e organizuara me rastin e 28-29 nëntorit. U shqetësuam normalisht edhe unë edhe gruaja. Kur shkuam në banesë gjetëm fishekun e bravës së derës të prishur dhe derën e hapur. Kishin marrë sende me vlerë, bizhuteri. Në ambient kishin bërë rrëmujë, e kishin kthyer përmbys në kërkim të gjërave me vlerë dhe parave ndoshta”, ka treguar deputeti socialist. Ai deklaroi se menjëherë ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen duke dhënë edhe të dhënat për gjërat që mungonin në banesë. “Denoncova në polici dhe jam në pritje të vënies së autorëve para drejtësisë. Përveç bizhuterive e sendeve me vlerë kanë vjedhur edhe një sasi parash, lekë të përdorimit të përditshëm. Grabitja mund të ketë ndodhur edhe 2 ditë më parë por fqinjët e kanë njoftuar dje sapo kanë vë re diçka të dyshimtë”, tha deputeti Kopliku.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password