• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Kuzhinë, Lajme

Gra largohuni nga kuzhina! Sonte duhet të gatuajnë burrat

Jeni një mashkull që gatuani çdo ditë? Ju pëlqen të gatuani për veten, familjen apo miqtë? Fantastike. Por kjo ditë nuk është për ju. Por nëse jeni një mashkull që nuk ju pëlqen fare të gatuani kjo është dita juaj. Sot është dita nacionale ku burrat duhet të gatuajnë. Dita nacionale ku burrat gatuajnë festohet çdo 3 nëntor dhe ka filluar të festohet që në 2001. Por kjo ditë përmban edhe një listë me rregulla për meshkujt që do të gatuajnë. Rregullat janë: Nuk lejohet gatimi në zgarë për t’i rënë shkurt. Dreka ose darka duhet të përmbajë të paktën 4 pjata të cilat duhet të jenë ushqime që hahen me lugë pra supë dhe ushqime që hahen me pirun. Burrat duhet ta bëjnë vetë pazarin. Duhet gjithashtu të pastrojnë vendin pas gatimit. Kështu që meshkuj bëjini një surprizë të dashurës ose bashkëshortes dhe gatuani për to sot. 

CLOSE
CLOSE