• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gjiko reagon për herë të parë pas lajmeve për shtatzëninë e Elitës: Duke ëndërruar për të ardhmen

Pak ditë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se Elita Rudi është në një pritje të ëmbël. Thuhej se për shkak të shtatzënisë Elita nuk ka mundur të realizojë të gjitha xhirimet e emisionit të saj. Megjithatë vetë Elita dhe as partneri i saj, Gjiko, nuk preferuan të tregonin se si qëndron e vërteta. Por Gjiko nëpërmjet një postimi të fundit në ‘Instagram’ ka shtuar më shumë dyshimet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Ai ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet shtrirë në natyrë me Elitën dhe të dy duken më të dashuruar se kurrë më parë. Krahas fotos Gjiko ka shkruar: “Duke ëndërruar për të ardhmen”. Nga fotoja nuk mund të dallohet nëse Elita është apo jo shtatzënë, sepse ajo është shtrirë në pozicion të atillë që fshehë barkun. /revistawho.com