• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gjiko publikon fotografinë e veçantë, kujdeset për mbesën e Elitës njësoj si ajo

Që prej momentit të parë që lidhjen e tyre e bënë publike, Elita Rudi dhe Gjiko, marrin prej dashurisë së tyre çastet më të bukura. Elita dhe Gjiko nuk kanë nguruar që të shprehin se sa të rëndësishëm janë në jetët e njëri-tjetrit.

Përpara pak ditësh madje ata e treguan dhe para një publiku të gjerë në koncert se dashuria e tyre është shumë e fortë. Duket se të dy kanë një marrëdhënie shumë të mirë edhe me familjarët e njëri-tjetrit. Gjiko ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi shumë të veçantë, në të cilën shihet duke mbajtur në qafë mbesën e Elitës.

Prezantuesja dhe modelja e ka treguar shpesh se mbesën e ka pikë të dobët, ndaj dhe Gjiko kujdeset për të njëlloj si Elita. Por në këtë fotografi vihet re se mbesa ka një ngjashmëri shumë të madhe me teze Elitën, duket si një kopje në miniaturë e saj. Madje një pjesë e madhe e ndjekësve i kanë thënë Gjikos se nëse është kurioz si do duket vajza e tij kur të vijë në jetë shembullin më të mirë e ka te mbesa e Elitës. /revistawho.com