Shumë skuadra janë solidarizuar pas tragjedisë së ekipit brazilian të Chapecoense. Pas kësaj tragjedie, skuadra eurpiane PSG-ja ka informuar FIFA-n se ajo do të ofrojë për ekipin brazilian një fond prej 40 milionë euro. Nga aksidenti tragjik ajror në Kolumbi humbën jetën 77 persona dhe thuajse të gjithë lojtarët e kësaj skuadre. Skuadra Chapecoense ishte nisur për të luajtur në finalen e Kupës së Amerikës-Jugore për klube.