Gjërat që duhet t’i keni patjetër në një moshë të caktuar


Privilegji i të qenit i rritur: Liria për të pasur gjërat që dëshiron dhe që të kënaqin qoftë çmimi i tyre shumë i lartë. Ajo që mësoni pas disa viteve është se ju ja vleni. Lejojini vetes këto dhurata të shtrenjta për ditëlindje dhe do të këni një arsye më shumë për t’u ndjerë të vetëkënaqur./revistawho.com

Në moshën 21 vjeçare duhet të keni patjetër një palë këpucë të zeza me takë. Do t’ju duhen në intervistat e punës.

Në moshën 25 vjeçare duhet të keni patjetër një çantë të shtrenjtë. Zgjidhni diçka klas që ta keni përgjithmonë.

Në moshën 30 vjeçarë duhet të keni patjetër një makinë luksoze. Gjatë gjithë kësaj periudhe të jetës ju keni mësuar si të visheni me stil, kështu që a nuk është koha të keni edhe një makinë?

Në moshën 35 vjeçare duhet të keni patjetër një vepër tuajën të cilën ta vendosni në mur dhe me krenari të thoni se është e juaja.

Në moshën 40 vjeçare duhet të keni patjetër një unazë të kushtueshme. Një grua duhet të ketë dy ose më shumë që më pas t’i lërë edhe trashëgimi.

Në moshën 45 vjeçare duhet të keni patjetër një orë, edhe kjo e kushtueshme dhe luksoze.

Në moshën 50 vjeçare duhet të keni patjetër atë shtëpinë me pamje nga deti që e keni merituar. Një shtëpi me pamje piktoreske teksa shijoni perëndimin e diellit me një gotë verë në dorë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password