Vetëm këtë verë ne u prezantuam për herë të parë me të dashurin e Jona Spahiut, prezantueses bukuroshe e shumë të pëlqyer të “Digitalb”. Ishte vetë ajo që publikoi një foto nga pushimet, në krahët e djaloshit që dashuron. Por asnjë detaj rreth tij… Pra përveç asaj poze, dyshja e të rinjve janë treguar shumë diskretë në publik lidhur me historinë e tyre, duke qenë se Jona është vajzë e famshme. Deri tani ama! Sepse ata kanë nisur që në gëzime të njerëzve të afërt, të shkojnë si çift. Siç ju kemi pasqyruar këto ditë në “RevistaWho.com”, ditën e dielë modelja e famshme dhe e bukur Vivian Canaj, u martua në një dasmë të madhe mbajtur në qendër të kryeqytetit. Në mesin e të ftuarve ishte edhe Jona Spahiu, mikesha e saj e dashur. Jona nuk ishte e vetme në dasmën e shoqes. Siç ju thamë ajo shkoi çift me të dashurin e saj, një biznesmen që quhet Frenkli Ymeri. Ata dukeshin aq të lumtur bashkë, siç mund të vëreni edhe në fotot tona, ku dyshja shfaqen duke kërcyer./ revistawho.com