lefuture

Gjen në rrugë një unazë 70 mijë euro dhe shikoni çfarë bën

117097-ck5equhr2h-650x358

Andy, 31 vjeç, gjen jashtë lokalit ku kishte darkuar një unazë të çmuar prej më shumë se 70 mijë eurosh, por vendos të bëjë gjënë e duhur, të paktën sipas asaj që ka menduar ai.

Ngjarja ka ndodhur në Londër. Ashtu siç shkruan “Mail Online”, djali ka lëshuar një fushatë në profilin e tij në “Facebook” për të gjetur pronaren e objektit me vlerë. Apeli social, ka pasur një fund të ëmbël, me historinë që u mbyll ashtu siç duhej. E zonja e unazës është një zonjë, e cila ka dëshmuar se xhevahiri i çmuar i përkiste asaj, duke treguar madje edhe dokumentin e siguracionit.
“Gjyshja është shumë e lumtur”, – pohon Andy, i lumtur që ka çuar deri në fund një punë shumë të mirë. “Dikur edhe unë kam humbur celularin dhe e gjeta përmes rrjeteve sociale. Nëse bën mirë, të kthehet gjithnjë në të njëjtën monedhë”, – thekson djaloshi. /Shqip.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password