• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gjatë shtatzënisë, Elita Rudi i kthehet formës së saj më natyrale

Elita Rudi pret që të bëhet nënë dhe pak nga pak pritjes së ëmbël po i vjen fundi. Pasi zbuloi shtatzëninë e saj, Elita ka ndarë shpesh me ndjekësit momente ku ka treguar se si ka ecur gjithë kjo periudhë për të. Gjatë kësaj kohe nuk është vënë re ndonjë ndryshim i madh në fizikun e moderatores, megjithatë ajo ka vendosur të bëjë vetë një ndryshim në ‘look’-un e saj. Elita ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi dhe ka treguar se është shumë e kënaqur që ka kthyer gjatësinë dhe ngjyrën natyrale të flokëve të saj.

Me siguri shtatzënia duhet të jetë një arsye më shumë që e ka shtyrë Elitën të marrë këtë vendim. Të gjithë e dimë se gratë shtatzëna nuk duhet të lyejnë flokët me bojëra të pasura me kimikate, sepse ndikojnë negativisht në formimin e fetusit. Për të mos pasur asnjë lloj problemi, sugjerohet që nënat të zgjedhin një bojë me bazë natyrale dhe 100% pa kimikate. /revistawho.com