• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gigi dhe Kendall të emocionuara, miket e ngushta mbështesin njëra-tjetrën

Mbrëmjen sotme në New York do të organizohet spektakli më i madh i modës, “Victoria’s Secret Fashion Show”. Përveç organizatorëve, sigurisht që peshën më të madhe e kanë modelet, të cilat duhet të jenë perfekte në paraqitjen e tyre. Ankthin përpara spektaklit e kanë shfaqur edhe dy modelet e njohura Kendall Jenner dhe Gigi Hadid. Të dyja janë fotografuar duke u përqafuar bashkë ditën e djeshme gjatë provave gjenerale.

Kendall dhe Gigi ishin të veshura shumë thjesht dhe pavarësisht se ishin të buzëqeshura në portretet e tyre lexoheshin qartë emocionet. Dy modelet nuk kanë qenë shumë aktive në rrjete sociale javët e fundit, për të lënë gjithçka surprizë. /revistawho.om