Gianni Morandi mallëngjen italianët, mesazh romantik gruas për ditëlindje

schermata-2016-10-14-alle-13-00-37_900x513

Faqja e tij numëron mbi 3 milionë ndjekës dhe çdo gjë që publikon thuajse gjithnjë vlerësohet. Sidomos së fundmi, me dedikimin romantik që I bëri të shoqes. Mediat në shtetin fqinjë, shkruajnë se artisti i mallëngjeu italianët me fjalët plot ndjenjë për ditëlindjen e gruas. Një mesazh i mbushur me dashuri që arriti në 155 mijë pëlqime e mijëra komente, që shfaqin stimën e madhe për këngëtarin. “12 tetor. E dashur Anna, jemi bashkë prej më shumë se 20 vjetësh dhe unë të dua më shumë se sa kur të njoha. Jeta me ty është është një suprizë që vazhdon. E dashuroj ëmbëlsinë tënde, harenë, buzëqeshjen dhe je gëzimi im më i madh! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan Morandi.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password