Getinjo paralajmëron projektin e ri muzikor


Këtë vit Getinjo i ka kushtuar një rëndësi të veçantë bashkëpunimeve, duke sjellë tre të tillë. Rreth 7 muaj më parë ai erdhi në një bashkëpunim me Baby G, “Monster” dhe më pas në një duet me vëllain e tij, Mozzik, duke sjellë hitin “Tony Montana”.Por këngëtari vazhdoi edhe me tej me një bashkëpunim me Kidën, me të cilin duket se qëlluan në shenjë pasi edhe pse është publikuar rreth dy muaj më parë “Ku je” vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet shumë nga publiku shqiptar. Këtë gjë e vërteton më së mirë renditja e tij në klasifikimin e “The Top List”, ku pavarësisht prurjeve të reja muzikore, ai vazhdon të jetë pjesë e listës dhe madje në pozicione tepër të favorshme. Ndërkohë ditën e sotme Getinjo ka paralajmëruar suksesin e radhës. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, reperi ka zbuluar për ndjekësit e tij se së shpejti do të publikojë këngën e re. Artisti nuk ka zbuluar nëse do të vijë në një bashkëpunim apo “solo” por një gjë është e sigurt, fansat po presin me padurim prurjen e re të këngëtarit të tyre të preferuar.

 

A photo posted by GETINJO (@getinjo) on

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password