Reperi Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, dashurinë e tyre shumë shpejt do ta kurorëzojnë me martesë. Sipas burimeve të lajmi.net data kur Ghetto Geasy dhe moderatorja seksi do ti japin fund beqarisë është 16 dhjetori dhe dasma do të mbahet në qytetin e Tiranës. Marina dhe Geti e kanë mbajtur shumë hermetike historinë e tyre të dashurisë duke mos dashur të tregojnë asnjë detaj për jetën e tyre private. Aktualisht ata ndodhen me pushime në Turqi, ku kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me njëri-tjetrin.