“E vetmja gjë që ai nuk do të kuptojë është që ne nuk ishim kurrë në një lidhje të vërtetë!!! Paska ngel akoma tek loja. Dhe po, e di që nuk isha për ty”. Këto janë fjalët e publikuara pak minuta më parë nga Gerta Shino, një nga të eliminuarat e para nga loja e “Big Brother”. Nuk dihet se kujt i drejtohet ajo, por mendimi i parë është Denisi, pasi me të Gerta u bë pjesë e lojës televizive. Ajo që nuk kuptohet veç të tjerash, është se çfarë e ka nxitur Gertën të bëjë këtë deklaratë (gjithmonë nëse i drejtohet Denisit), pasi djaloshi duket shumë i kënaqur me jetën e tij. Edhe në fotot kujtim me të, që ka risjellë vajza herë pas herë në Instagramin e saj, ai është treguar indiferent duke injoruar gjithçka. Prej Denisit prej javësh tashmë, nuk shihet asnjë shenjë vëmendjeje ndaj Gertës. E ndoshta është pikërisht kjo që po i mungon kësaj të fundit. Nga “Big Brother” kanë dalë konkurrentë të tjerë që janë në kulmin e vëmendjes, ndërsa të tjerët që janë brenda lojës edhe më shumë./ revistawho.com