George Clooney ka treguar suportin e tij ndaj Meryl Streep. Pas fjalimit që ajo dha në “Golden Globes” (Lexo këtu), Trump ju kundërpërgjigj asaj në një intervistë duke thënë se ajo ishte e mbivlerësuar. Shumë personazhe të famshëm reaguan duke mbështetur Streep. Midis tyre edhe aktori George Clooney i cili tha për gazetën “The Guardian”: “A nuk duhet të ishte duke drejtuar vendin ai?”. Aktori ishte ftuar për të treguar rreth dokumentarit të tij për vullnetarët që kanë ndihmuar sirianët./revistawho.com