Gazetari sportiv e akuzoi se i zuri vendin në tribunë, Jul Deda i përgjigjet…


Ndeshja Shqipëri-Spanjë veç humbjes, solli edhe replika mes personave publikë. Ka qenë gazetari sportiv Ervin Baku ai që ironizoi Julian Dedën me anë të një statusi në Facebook, ku i ankohej FSHF-së se aktori ka qëndruar në një prej vendeve ku supozohej të rrinin gazetarë.

“Në tribunën e shtypit të “Loro Boriçit” shkëlqeu me praninë e tij gazetari i sportit Julian Deda”, shkruan ndër të tjera gazetari sportiv. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i shkodranit, i cili është përgjigjur jo shkurt. Më poshtë replikat mes tyre:
Përgjigja e Julian Dedës:

Përgjigje e detyruar për Vinin e harruar. Kur je i harruar, çfarë bën? Kërkon të krijosh një konflikt me dikë, me shpresën se “ishalla kujtohet njeri për ty”. Pikërisht këtë bëri dhe një far Ervin Baku, që është “gazetari” më i harruar në planet. E futa në thojza fjalën gazetar, sepse pasi pyeta disa miq dhe gazetarë të nderuar sportiv, më thanë se ky tipi, që unë tashmë e quaj Vini i harruar, nuk punoka për asnjë media, pra nuk është fare një gazetar në detyrë. është njësoj sikur të shkosh për pazar në Milano dhe t’i thuash njerëzve, jam futbollist i Interit.

Unë nuk e njihja shumë, e njihja vetëm nëpërmjet një mesazhi të dërguar në inbox-in tim, mesazh të cilin e keni në foto. Meqë nuk e njihja personalisht vazhdova të pyesja më shumë njerëz, sepse nuk doja t’i bija në qafë kot. Nga informacionet që mora, më rezultoi se e njihnin më shumë si borxhli sesa si njeri që merret me sport. Pyeta edhe më lart dhe me rezultoi se ky Vini i harruar, jo vetëm që ishte i akredituar por i kërkon, duke u lutur në F.SH.F, akreditim për çdo ndeshje, sepse ka frikë se mos e harrojnë dhe Federata ja jep bexhin.

Ndryshe nga sa pretendon ai vetë se akreditimin e merr nga UEFA apo FIFA. E di pse, sepse këto dy institucione të larta nuk akreditojnë “gazetarë” që nuk përfaqësojnë një media të caktuar. Sa për të të sqaruar pak o i harruari Vin, media nuk është vetëm gazetaria, është fushë pak më e gjerë, që mbase ty nuk ta rrok truri. Përsa i përket pozicionit tim, po të kujtoj se une jam pjestar aktiv i një media, që quhet Vizion Plus dhe TRING dhe nuk u ula në asnjë vend, që mund të ishte i dikujt tjetër, pra nuk i zura njeriu vendin. Po ti cilës media i përket? Në emër të kujt e bën gazetarinë sportive?

Përgjigja është: “Të askujt”, sepse e vetmja “media” që ti përfaqëson është ajo faqja në Facebook që mu lute ta shpërndaj dhe unë jam i lumtur që të thashë jo. Epo, ky nuk është faji im. P.s. Flm drejtuësve te F.SH.F., që më respektuan, duke më dhënë mundësine të isha njëri nga 16.000 spektatorë, që shijuan atë ndeshje historike në Loro Boriçi.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password