lefuture

GATI FTESAT/ Një festë për djalin e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços… Ja për çfarë bëhet fjalë

maxresdefault

Siç tanimë të gjithë e dinë, trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha dhe prezantuesi historik i këtij televizoni Ledion Liço, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Më herët ata vetë kane treguar se do të bëhen me djalë, dhe një festë, me siguri e gjitha e kaltër, do të mbahet së shpejti. Tanimë është traditë që para ardhjes në jetë të fëmijës, të mblidhen njerëzit e afërt pranë nënës, zakonisht femrat e familjes e mikeshat e ngushta, në atë që quhet “baby shower”. Sara siç duket ka organizuar gjithçka e madje dhe ftesat janë gati. Ajo ka publikuar në profilin e saj në SnapChat një foto në të cilën tregon ftesën. Nuk dihet se kur dhe ku do të jetë festa, por me siguri vetë të pranishmit do të na e zbulojnë përmes pozave.

sara_1478971272-9467821

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password