Reperi Kanye West e ka shprehur disa herë që mendon të marrë pjesë në garën për president në zgjedhjet e ardhshme. Pas takimit me Donald Trump, ai shkroi në rrjete sociale “2024” duke treguar kështu se ai e ka marrë seriozisht këtë gjë. Mirëpo Kanye-t i është shfaqur një rival. Bëhet fjalë për themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Sipas Hollywood.Life miq të tij kanë treguar se Mark ka ndërmend të kandidojë për president në 2024. Edhe pse Mark nuk ka deklaruar asgjë akoma, Kanye ka përballë një rival të fuqishëm./revistawho.com