lefuture

GAFA / Rudina Magjistari bën Mariza Ikonomin mbesë të Françesk Radit, shihni reagimin e këngëtares

rudina-magjistari-550x266

Këngëtarja Mariza Ikonomi ishte e ftuar dje në emisionin e moderatores Rudina Magjistari. Mariza foli rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e 18-të të Këngës Magjike, jetës personale e një prej bashkëpunimeve që kanë mbetur në historinë e muzikës shqiptare, “Telefonatë zemrash” me Françesk Radin. Teksa ishin duke folur për këtë bashkëpunim Rudina Magjistari i drejtohet kështu këngëtares Mariza Ikonimi:

“Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”

Por menjëherë Mariza nuk ka nguruar ta korrigjojë, duke i treguar Rudinës se Francesk Radi nuk është xhaxhai i saj.

“Pse nuk është xhaxhai jot Françesk Radi?” ka vazhduar më tej moderatorja Rudina Magjistari

“Xhaxha e ka Rozana Radi”- ka vazhduar më tej Mariza, ndërsa nuk po e mbante dot të qeshurën.

“U u po, më fal! Kjo ishte gafë, por gafë e këndshme ama”- ka thënë Rudina duke e kapur më në fund që ishte duke ngatërruar keqazi personazhet e njohura të skenës.

Për më shumë shumë shikoni videon të cilën e ka publikuar  “Opinion.al”

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password