Futbollisti spanjoll flet për tifozët e Shqipërisë


Nolito ka vlerësuar Kombëtaren shqiptare dhe tifozët kuqezi
Sulmuesi i Manchester Cityt, Nolito, i cili shënoi golin e dytë kundër Shqipërisë, mendon se Kombëtarja shqiptare ka një ekip shumë të mirë, pavarësisht humbjes 2:0 në “Loro Boriçi”.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, edhe pse dukej e lehtë. Shqipëria ka një ekip të mirë, e di se si luan futboll, dhe me tifozët që ka. Ne ishim në lartësinë e duhur, kemi konkurruar me ta dhe kjo fitore na bën mirë”, tha Nolito.

“Pankina? Aty shpesh vuan më shumë sesa në fushën e lojës. Por ka shumë ndeshje të tilla, me ekipe që mbyllen, por duhet të luajmë ashtu siç dimë, me filozofinë tonë”, shtoi ai.

“Dëmtimi i Ramos ishte i pafat. Fusha nuk kishte kondicionin më të mirë, edhe pse kemi luajtur edhe në vende që kanë qenë më keq se kaq”, përfundoi Nolito.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password