close
Breaking NewsLajme

Futbollisti i njohur spanjoll: Në Shqipëri nuk luhet, është një tmerr

morata_1475835189-3803376

Alvaro Morata paralajmëron një ndeshje të vështirë kundër Shqipërisë, kjo sipas tij për shkak të fushës.
Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata, e ka pranuar se ndaj Shqipërisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ‘La Rojan’, i cili pretendon se e njeh mirë stadiumin e ‘Loro Boriçit’, por nuk duket në të vërtetë ashtu.

Ai thotë se fusha është e tmerrshme në ‘Loro Borici’, pasi ka luajtur para tri viteve. Por, duket se Moratas i ka ngecur ora. Sulmuesi spanjoll të dielën mbrëma do të befasohet me ndryshimin që është bërë.

“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë, për shkak të fushës, ndërsa dhe ata do ta bëjnë sfidën shumë të komplikuar për ne. Kam luajtur atje më parë me Përfaqësuesen e U-21, dhe ishte një ndeshje që dua ta harroj, e luajtur në një fushë të tmerrshme”, ka thënë Morata.

loading...