• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fustan me lule, sandale dhe flokët gërshet, Majlinda Bregu vjen më e freskët se një adoleshente

Larg imazhit të politikanes dhe zyrtares që duhet t’i qëndrojë korrekte një kodi veshjeje të caktuar, Majlinda Bregu sot ka vendosur të vijë me një pamje shumë të freskët.

 

E veshur me sandale, fustan me lule dhe flokët e kapura gërshet në mënyrë të çrregullt, Bregu duket shumë e freskët, madje më shumë edhe se një adoleshente që ka idhull Kim Kardashian.

Jashtë zyrës, ish-Ministrja e Integrimit duket se ka një stil të veçantë në veshje, e cili zakonisht është një kombinim midis klasikes dhe sportives, çka i dhuron Majlindës freski dhe finesë./revistawho.com