Telenovela turke, e cila ka mbërthyer para ekranit shumë shqiptarë, “Fate të kryqëzuara” është drejt fundit. Dhe të shumtë janë ata që i kuriozon fakti se si do të mbyllet kjo telenovelë e gjatë dhe plot ngjarje. Dilara përfundon me Xhihanin, ashtu siç nuk pritej. Por kjo foto e Ozan, Hazall, Xhansu dhe Alazit të vogël po çmend rrjetin. Me sa duket fundi vjen me një mesazh shumë të bukur, se familja është mbi gjithçka.