FSHEHU 5 EMRAT/ Gjykata e Lartë liron Elvis Roshin nga burgu

roshi1-433x300

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit për të lënë në arrest shtëpie Elvis Roshin. Në mbledhjen e zhvilluar sot për kryetarin e Bashkisë së Kavajës është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’. Ai do të jetë i detyruar të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji në Prokurori deri në mbylljen e hetimeve. Gjykata e Apelit e mbledhur në katër korrik la në fuqi masën e Shkallës së Parë, ‘arrest shtëpie’ për Roshin, teksa ky i fundit kërkoi shfuqizimin e kësaj mase dhe kthimin në detyrë. Prokuroria e akuzoi atë për fshehje dhe mosdeklarim të dhënash në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata fillimisht caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”. Nga hetimet e deritanishme, ndër të tjera, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës. Por ai nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit. Emrat që Roshi përdorte ishin: RROSHI Ervin, RROSHI Elvis, HALLULLI Baskim, RROSHI Enver, PROSHI Enver. Prokuroria e Tiranës, e cila po heton Elvis Rroshin, deklaroi se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të Drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Rroshi nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran, respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. “Gjithashtu, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”, tha Prokuroria.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password