Java e fundit në mediat e shkruara, ka pasur për protagonistë kryesorë, tre emra të njohura të fushës së gazetarisë. Një debat i hapur mes kolegëvë Aleksandër Frangaj, Andi Bushati dhe Blendi Fevziu, që u iniciua nga gazetari Mero Baze, i cili përmes një artikulli në “Tema” akuzonte Frangajn se kish marrë me pa të drejtë një leje ndërtimi në Qerret (Laguna Blu). Ky fakt shkaktoi reagim të menjëhershëm tek kolegu Andi Bushati (banor i fshatit turistik), i cili i dedikoi një editorial Frangajt. Ky i fundit, foli më pas në një intervistë dhe në fund të të gjithë kësaj, pati edhe një përgjigje nga Blendi Fevziu. Por “WHO” nuk do të merret aspak me këtë ngjarje, që me siguri u ka prishur jo pak shijen e miqësisë së vjetër kolegëve të medias, madje përkundrazi ne do të kujtojmë kohët kur ata kalonin të lumtur pushimet së bashku. Fotot që po sjellim i takojnë verës së një viti më parë, kur Bushati, Shkullaku, Fevziu e Frangaj, pushonin së bashku… Teksa ju shohim në këtë foto, natyrshëm na lind dëshira për t’ju thënë: Hë pra çuna, pajtohuni tani se nuk ka lezet!