Foto+Video/ UFO në autostradë, të gjithë duke filmuar objektin misterioz

2-58-780x439

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një fluturake e paidentifikuar shihet duke fluturuar mbi një autostradë, ku shoferët e veturave kishin ndaluar për të shikuar objektin misterioz mbi kokat e tyre.

Shumë prej tyre kishin nxjerrë nga xhepi telefonat e mençur, për të filmuar këtë fenomen që po shihej në qiellin e qytetit Guangzhou në Kinë, transmeton Telegrafi.
Videoja fillon kur veturat ndalojnë midis rrugës dhe vrapojnë për të shikuar se çfarë po fluturonte në qiell, që kohë pas kohë po shndrinte.
Derisa shumë njerëz filluan të bërtasin nga paniku, dëgjoheshin duke thënë “Fay-de-aya” që në gjuhën kineze do të thotë UFO.

Sipas Scott C Waring që e ka postuar videon, kjo ngjarje ka ndodhur më 8 prill por tek tani është postuar. /Telegrafi/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password