FOTO+VIDEO/ “Të urrej se të dua” me Noizyn, ja si duket sot këngëtarja e hiteve të dikurshme Ester Hoxha

maxresdefault

Ishte “Kënga Magjike” e vitit 2010-të kur emri i këngëtares Ester Hoxha u bë i njohur kudo. Mjaftoi një këngë që shpejt u kthye në hit për ta bërë të famshme këngëtaren e re. “Të urrej se të dua” ishte asokohe padyshim një nga materialet muzikore më të pëlqyera e të dëgjuara. Me shumë gjasë në këtë sukses ndikoi edhe “intro” me zërin e reperit të famshëm Noizy. Ndërkohë artistja e talentuar Ester Hoxha publikoi dhe këngë të tjera që po ashtu u pëlqyen. Vetëm se në një moment ajo u tërhoq dhe nuk e pamë më në festivale apo në kanale muzikore me videoklipe. Nuk dimë as arsyen pse këngëtarja e ndërpreu papritur rrugën e mirë në të cilën po ecte në karrierë. Por dimë të themi se ajo nuk ka pushuar së kënduari. Bëmë një kërkim në faqen e saj të “Facebook” dhe shpejt gjetëm një video ku Hoxha këndon aq bukur sa gjithnjë. Gjithashtu pamë në fotot e saj që po ua sjellim dhe ju, se Ester duket në formë të shkëlqyer./ revistawho.com

13697239_1033962283326184_4068110015420414811_n14666326_1101930959862649_2206801000832235671_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password