lefuture

FOTO+VIDEO/ Shpërthim në uzinën e naftës në Ballsh, 4 të vdekur e disa të plagosur

258792_3

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua mbrëmjen e së enjtes në uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh të hapur pak javë më parë. Sipas burimeve në vendin e ngjarjes thuhet për 1 të vdekur dhe të paktën 4 punonjës të lënduar. Por burime nga policia kanë thënë për “Lapsi.al” se viktimat jane 4 dhe ka disa te lenduar. Ishin banorët e zonës që deklaruan se dëgjuan një shpërthim mjaft të fuqishëm dhe pas panë një zjarr të madh në sektorin 3 të kësaj uzine që merret transportin e naftës. Drejt vendit të ngjarjes shkuan ambulanca dhe disa zjarrfikëse. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Fierit. Të njëjtat burime thanë se zjarri në uzinë është neutralizuar, por rreziku mbetet për shkak të rrjedhjes së hidrogjenit.

d9057fdf-2c13-4ff0-b69e-76cd00584663

zjarr11

zjarr_0

258794

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password